Lajme

Rreth 50 mijë kosovarë plotësisht të vaksinuar ndaj COVID-19


Unicef

Imunizimi i qytetarëve të Kosovës ndaj virusit Covid-19 është duke vazhduar çdo ditë, që kur nisi fushata e vaksinimit në vend më muajin mars të këtij viti.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se deri tani në nivel vendi janë vaksinuar 206 mijë e 443 persona me dozën  parë.

Ndërsa edhe me dozën e dytë, janë vaksinuar 49 mijë e 616 qytetarë.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë vaksinuar 569 persona.

Sipas këtyre njoftimeve zyrtare në Kosovë janë 158 raste janë aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara në vend u regjistrua tri raste të reja, asnjë viktimë dhe pesë pacientë të shëruar.

Vaksinat e para erdhën më mbrëmjen e 28 marsit të këtij viti si donacion nga Unicef.

Bëhet fjalë për 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Më pas kjo organizatë ka sjellë edhe një kontigjent me vaksina të tjera, dy muaj më vonë.

Më 12 maj të këtij viti, zyrtarë për medie nga Unicef, njoftuan se kanë sjellë edhe një kontingjenti prej 38,400 dozash të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë.

Me kontingjentin e pranuar këtë të mërkurë numri total i vaksinave të siguruara nëpërmjet Aleancës COVAX arrin në 62,400.

Donacione të vaksinave Kosova ka pranuar edhe nga disa shtete mike, deri më 28 qershor kur Qeveria arriti të sjellë kontingjentin e parë të vaksinave nga kompania Biotech/Pfizer, të blera nga Kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë me prodhuesin Pfizer.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë nuk u bë e ditur se sa vaksina kanë arritur por totali në kontingjentin e parë, por ministri ka njoftuar se nga kjo kompani pritet të sigurojnë mbi 1 milion vaksina deri në fund të vitit.

Që nga mbërritja e 24,000 dozave të para të vaksinës, Ministria e Shëndetësisë ka zbatuar planin kombëtar të vendosjes dhe fillimisht janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore