Bota

Rrënimi i Afganistanit kalon nga “gruaja”


Për shumë perëndimorë, asgjë nuk e shpërfaq më së miri – në maksimën e vullnetit – natyrën në thelb “të prapambetur” ose “mesjetare” të shoqërisë afgane sesa trajtimi që ruajnë ndaj grave.

Por, për shumë afganë, nuk ka asgjë më të rrezikshme se sa kjo qasje përfaqësuese “e perëndimit” për të drejtat e grave. Në të njëjtën kohë, kah të njëjtit zhvillim gruaja afgane nuk është talebane por një barometër – mirëfilli – social.

Pavarësisht nga pasojat gjeopolitike, viktimat kryesore të mbërritjes së talebanëve në Afganistan, do të jenë gratë.

Një parashikim a përfytyrim jo dhe aq i pamundur së paku në periudha më të shtrira, do të jenë masat e terrorit, që kalojnë nga përdhunimet në grup deri tek torturat apo vrasjet.

Tipari më dallues dhe shpërbashkues tek talebanët, është trajtesa e tyre çnjerëzore ndaj grave.

Ndërsa dallimi më shprehës tek gruaja afgane, sidomos në zonat urbane të Kabul-it, është reagimi paraprak ndaj këtyre skenareve shpërfytyres e që hedhin tutje një investim prej dekadash në drejtim të edukimit dhe fuqizimit të rolit të gruas në shoqërinë afgane.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, numri i vajzave afgane që ndjekin klasën e parë arriti kulmin në vitin 2011, viti i dytë i rritjes së trupave të ish-Presidentit Barack Obama, në 65%.

Sot, UNICEF thotë se nga 3.7 milionë fëmijë afganë që nuk kanë shkollë, 60% e tyre janë vajza.

https://twitter.com/NewsForAllUK/status/1427594467662614529

Në një video të bërë publike të martën e 17 gushtit, shihen katër gra afgane që me pankarta në duar – përplasin botëkuptimet dhe mendimet – me talebanët.

Të shumtë janë komentuesit që shkojnë deri aty sa përpjekjet e këtyre grave tejet të guximshme, i shohin si më kurajoze e të mundimshme se sa ato të ushtarëve afganë.

Por, “barrën” e ligjit dhe kërkesave talebane që kanë marrë kontrollin territorial dhe institucional – në rishkatërrim e sipër – do të duhet ta zbatojnë të gjitha gratë, përfshirë dhe korrespondentet e huaja nga mediat që kanë mbetur në Afganistan.

Në më pak se 72 orë diferencë midis të dyja imazheve, Clarissa Ward,  korrespondentja e CNN në Afganistan, kaloi nga një veshje që përfshinte vetëm një shall hedhur qafës, në një veshje të mbuluar.

Flokët e saj, tanimë ishin të mbuluara plotësisht dhe ajo shihet e veshur me një abbaya – veshje e lirshme që mbulon pjesët nga qafa deri tek këmbët.

Sinjalet pozitive nuk dihen ende për sa do të mbesin të tilla, por vajzat afgane vijuan të martën e 17 gushtit, frekuentimin e shkollave.

Vajzat janë fotografuar duke ecur për në shkollë në Kabul të veshura me veshje tradicionale islame, një ditë pasi talebanët pushtuan qytetin.

Duke ecur në çift përgjatë një rruge me pluhur, vajzat shihen të veshura me shalle të bardha në kokë.

Kufizimet talebane për gratë afgane

Gratë afgane janë të detyruara të veshin burka gjatë gjithë kohës, pasi sipas besimeve talebane “fytyra e një gruaje është një burim korrupsioni” për burrat që janë të pamartuar. Ato nuk mund të dalin jashtë pa burka dhe të pashoqëruara.

Për sa i përket arsimimit, grave u ndalohet të edukojnë veten. Ato nuk mund të shkojnë në shkolla apo universitete. Prandaj, shumë prej tyre organizoheshin për të shkuar në shkolla sekrete, klandestine.

Gratë nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre pa një “mahram” (të afërm), pasi atyre u ndalohet të ecin vetëm. Gjëra të tjera në lidhje me lëvizshmërinë; ato nuk mund të ngasin biçikleta, nuk mund të përdorin taksitë, madje ka edhe autobusë që i ndajnë burrat nga gratë.

Për sa i përket shëndetit, asnjë mjek nuk lejohet të prekë trupin e një gruaje nën maskën e konsultimit. Në Kabul, u krijuan shumë klinika klandestine, por të gjitha ishin shumë të amortizuara. Shumë gra kanë vdekur për shkak të mungesës së trajtimit.

Grave u ndalohet të flasin me zë të lartë në publik, pasi asnjë i huaj nuk duhet të dëgjojë zërin e një gruaje.

Ato nuk duhet të veshin taka, pasi meshkujt mund të “eksitohen” nga zhurma e hapave. Gratë janë të ndaluara të përkulen nga ballkonet ose dritaret në mënyrë që të mos shihen.

Nëse ndonjë prej këtyre masave nuk përmbushet gratë afgane i presin dënime brutale dhe çnjerëzore. Nga përdhunimet, torturat, fshikullimet dhe vrasjet.

Ndonjëherë, dënimet e grave bëhen publike në sheshe të hapura apo në stadiume të mbushura.

Të drejtat e grave para talebanëve

Lufta për të drejtat e grave në Afganistan ka një histori që shkon prapa në shekullin e nëntëmbëdhjetë – shumë kohë para ngritjes së talebanëve në fillim të viteve 1990.

Ai përfshin tensione të qëndrueshme midis grupeve të ndryshme etnike, midis popullsisë urbane dhe rurale, dhe midis njerëzve të Afganistanit dhe botës së jashtme.

Nga njëra anë, aktivistët e sotëm mund të tregojnë për një traditë të gjatë të reformatorëve të suksesshëm afganë, përfshirë figura të tilla si Mahmud Beg Tarzi (1865-1933), i cili shërbeu si ministër i Punëve të Jashtme dhe ishte vjehrri i sundimtarit të Afganistan0-it, Amanullah Khan (1919–1929).

Nga ana tjetër, lëvizja ka qenë në konflikt me një trashëgimi kulturore krenare që vlerëson thellësisht modestinë dhe dëlirësinë femërore si pjesë e nderit të familjes.

Në Afganistan, si në pjesën më të madhe të botës, familja e dikujt është pjesa më e rëndësishme e identitetit të një individi në shoqëri, dhe nderi i një familje është një element kritik në mënyrën sesi familjet e tjera vlerësojnë pozicionin e saj shoqëror.

Për këto arsye, shumë afganë, madje edhe ata që kundërshtojnë ashpër talibanët, e konsiderojnë “perëndimin” si një prirje kulturore ofenduese dhe jashtëzakonisht të rrezikshme.

Në disa mënyra të rëndësishme, lëvizja e të drejtave të grave në Afganistan filloi gjatë sundimit të Amir Abdur Rahman Khan, një diktator brutal ushtarak i njohur si “Amiri i Hekurt” për metodën e tij tiranike të sundimit.

Në autobiografinë e tij, Abdur Rahman Khan përshkroi masat despotike që ai përdori për të nënshtruar rivalët e tij të shumtë dhe për të shuar rebelimet e shumta.

Në mënyrë të veçantë, Abdur Rahman Khan u dha grave afgane të drejtën për t’u divorcuar, ai rriti moshën ligjore të martesës dhe u dha grave të drejtën për të pasur pronë.

Asokohe, disa intelektualë në botën islame ishin të përfshirë në një diskutim që gëlonte në lidhje me marrëdhëniet midis Islamit “tradicional” dhe modernitetit. Larg në perëndim, në territorin e Sulltanit Osman, lëvizja nacionaliste turke xhiro-reformiste fitoi popullaritet dhe ndikim.

Pozita e grave në shoqërinë afgane u përmirësua më tej gjatë sundimit të Amanullahut, djalit dhe pasardhësit të Amir Habibullahut.

Duke ndjekur shembullin e vendosur nga Mustafa Kemal Ataturk në Turqi, Amanullah krijoi një kushtetutë të re për Afganistanin që përpiqej të garantonte të drejtat civile për të gjithë, si burra ashtu edhe gra.

Ai nxori jashtë ligjit kodet strikte të veshjes tradicionale dhe Mbretëresha Soraya dha shembullin duke hequr velin e saj në një shfaqje shumë dramatike dhe publike.

Mbretëresha Soraya Tarzi

U hapën shkolla të reja si për djemtë ashtu edhe për vajzat, edhe në zonat rurale; u rrit mosha ligjore për një grua për t’u martuar; martesat e detyruara u nxorën jashtë ligjit; dhe Amanullah u përpoq t’i jepte fund praktikës së poligamisë.

Mbretëresha Soraya madje hapi revistën e parë të grave në Afganistan, Ershad-e Niswan (“Udhëzim për gratë”), e cila mbronte barazinë gjinore. Më pas u botuan revista të tjera për gra.

Reagimi nuk zgjati shumë. Muhamed Nadir Shah u vra në vitin 1933 dhe shumë nisma të Amanullahut u zbatuan gradualisht gjatë mbretërimit të gjatë të djalit dhe pasardhësit të Muhamed Nadir Shahut, Muhammad Zahir Shah.

Qeveria afgane regjistroi këshilltarë të huaj, duke krijuar shkolla vajzash. Ata financuan një universitet të ri dhe më vonë krijuan një kushtetutë të re që shpalosi një kuadër të ri demokratik duke i dhënë grave afgane të drejtën e votës.

Në zonat urbane gratë ndiqnin kolegjin, drejtonin biznese dhe disa madje ishin përfaqësuese politike. Kabuli u bë kozmopolit.

Nga një shtet modernizues tek talebanët

Ishte në fund të viteve ’70, kur lëvizja e grave fitoi terren në Perëndim, ndërsa epoka e përparimit për gratë afgane papritmas u ndërpre.

Kur komunistët afganë morën përsipër një grusht shteti të vitit 1978, Afganistani u përfshi në politikën e Luftës së Ftohtë të asaj kohe.

Në fillim, komunistët përparuan një fushatë edhe më dramatike për reformat sociale, e cila përfshinte bërjen e arsimit për vajzat të detyrueshme dhe (përsëri) zbatimin e një moshe minimale për vajzat për t’u martuar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore