Lajme

Rrahimaj: Të enjten i suspendojë zyrtarët komunalë të arrestuar, keqpërdorimet janë bërë nga qeverisja e PSD-së


Kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj

Kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj, në një konferencë për media ka thënë se të enjten në mëngjes do t’i suspendojë tre zyrtarët e arrestuar si të dyshuar se kanë përfituar në mënyrë kundërligjshme mbi 35 mijë euro.

Ai paralajmëroi se shumë shpejt do të dërgojnë edhe kallëzime të tjera penale, për keqpërdorimet të cilat thotë se janë bërë gjatë qeverisjes së PSD-së në këtë komunë.

“Bëhet fjalë për një tender për furnizim me dollapë në shkolla në vlerë rreth 35 mijë euro. Në bazë të asaj që kemi hulumtuar dollapët nuk kanë qenë në shkolla, këtë e kanë konfirmuar edhe drejtorët e shkollave”, tha Rrahimaj.

“Më 27 janar ne kemi bërë një kërkesë në Agjencinë Kundër Korrupsion”, theksoi ai.

Ndryshe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka zhvilluar hetime në Kamenicë dhe ka arrestuar katër persona.

“I dyshuari me iniciale (A.K.) pronar i kompanisë dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme në vlerë mbi 35 mijë euro, për tenderin në fjalë, “pasi që i njëjti nuk i është përmbajtur kontratës dhe deri tani nuk ka bërë furnizimin me mall”, me çka dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik”.

Policia në cilësinë e të dyshuarave ka intervistuar pronarin e kompanisë dhe tre anëtaret e komisionit të përmendur më lartë me iniciale, dhe pas përfundimit të intervistave katër të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë për proceduar të mëtejme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore