Lajme

Dyshohet se fituan kundërligjshëm mbi 35 mijë euro, arrestohen katër persona në Kamenicë


Ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka zhvilluar hetime në Kamenicë dhe ka arrestuar katër persona pasi dyshohet se kanë përfituar në mënyrë kundërligjshme mbi 35 mijë euro.

Sipas njoftimit të policisë, me këto veprime të dyshuarit me iniciale (P.J., I.Z. dhe F.D), dyshohet se kanë kryer veprën penale ”Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit zyrtare.

“I dyshuari me iniciale (A.K.) pronar i kompanisë dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme në vlerë mbi 35 mijë euro, për tenderin në fjalë, “pasi që i njëjti nuk i është përmbajtur kontratës dhe deri tani nuk ka bërë furnizimin me mall”, me çka dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik”.

“Gjatë hetimeve janë siguruar dëshmi relevante se komisioni prej tre anëtareve kanë nënshkruar raportin e pranimit të mallit, pa ardhur malli, duke dëmtuar buxhetin e komunës, e duke i mundësuar operatorit ekonomik përfitim të kundërligjshëm për shumën e lartcekur”, thuhet në komunikatë.

Policia në cilësinë e të dyshuarave ka intervistuar pronarin e kompanisë dhe tre anëtaret e komisionit të përmendur më lartë me iniciale, dhe pas përfundimit të intervistave katër të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë për proceduar të mëtejme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore