Muzikë

Ronela Hajati paralajmëron këngë në gjuhën italiane


Ronela Hajati

Këngëtarja, Ronela Hajati, ka paralajmëruar se do të lansojë këngën e saj të parë në gjuhën italiane, të titulluar “Caramel”.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka ndarë me publikun prapaskenat nga videoklipi, ku shihet e veshur me kostum të zi prej lëkure.

“Caramel, kënga ime e parë në gjuhën italiane do të lansohet më 1 korrik”, ka shkruar, Hajati,  në mbishkrimin e videos të postuar në Instagram.

“Kjo është duke ndodhur dhe mezi po pres të ju tregoj më shumë këto ditë”, ka shtuaj ajo.

Të shumta kanë qenë reagimet që ka marrë në sektorin e komenteve, fansat e së cilës besojnë se kënga do të pëlqehet nga publiku.

Rikujtojmë se projekti i fundit i Hajatit ishte kënga “Sekret”, e cila morri dritën jeshile për në “Eurovision”, në dhjetor të vitit që lamë pas.

Megjithëse “Sekret” ishte mirëpritur nga publiku shqiptar, por edhe ai internacional, kënga nuk arriti të shkoj në finale të atij kompeticioni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore