Përballje

Ronaldo shënon dy gola gjatë pjesës së parë kundër Luksemburgut dhe thyen rekord personal


I ka mbushur 38 vjet, por Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet.

CR7 i ka shënuar dy gola në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian, ku Portugalia e tij është duke fituar me rezultat 0:4 në udhëtim te Luksemburgu.

Ishte pikërisht ish-ylli i Real Madrid-it që zhbllokoi sfidën, kur në minutën e nëntë realizoi me lehtësi pas asistimit të Nuno Mendes.

Dy golat e tjerë u shënuan nga Joao Felic dhe Bernardo Silva në minutën e 15-të dhe të 18-të.

Derisa goli i katërt u shënua nga Ronaldo në minutën e 31-të, gol ky që ia solli edhe një rekord portugezit.

Ai tani numëron 10 gola nga 11 ndeshje me Luksemburgu dhe bëhet shteti i parë ndaj të cilit Ronaldo shënon mbi 10 gola.

Kujtojmë që 38-vjeçari deri më tani numëron 198 ndeshje me kombëtaren e Portugalisë, prej të cilave ka shënuar 122 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore