Sport

Ronaldo parakalon Pele-n me gola të shënuar


Cristiano Ronaldo është tashmë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e futbollit, me 758 gola të shënuar me klube dhe Kombëtaren, duke lënë pas legjenden e Brazilit dhe të futbollit Pele-n me 757 gola në kompeticione zyrtare.

Ronaldo me dy golëshin përballë Udinese-s në Serie A, ka arritur jo vetëm që ta barazoi, por edhe ta parakaloi në renditje Pele-n dhe t’i vihet pas rekordit të Josef Bican me 805 gola, që mban vendin e parë.

Ndonëse rekordet janë bërë për tu thyer, Pele-s pasi u thye rekordi me më shumë gola për një klub të vetëm, 643 gola, nga Lionel Messi me 644 gola, të cilin edhe e përshëndeti, për rekordin e thyer, me Ronaldon ndodhi krejtësisht e kundërta.

Pele-s siç duket nuk i ka pëlqyer që portugezi i theu një rekord që e mban prej vitesh dhe ka bërë një reagim të menjëhershëm, duke ndryshuar “bio-n” në instagramin e tij personal, në të cilën ka shkruajtur:

“Golashënuesi më i mirë i historisë së futbollit (1 mijë e 283)”

Pavarësisht reagimit të ish-yllit brazilian Pele, Ronaldo tashmë e sheh veten si golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e futbollit, me 48 gola larg vendit të parë, por që ka shance reale për ta thyer, pas deklaratave se do të luaj deri në moshën 40-vjeçare.

Gjithashtu Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve me 134 gola dhe golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e kombëtareve, me 102 gola, shtatë gola larg rekordmenit iranian Ali Daei./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore