Sport

Ronaldinho: Më pëlqen të shikoj sulmuesit e Liverpool-it


Foto: Marca

Ish-superylli i Barcelonës, Ronaldinho është plot lavdërime për sulmuesit e Liverpool-it dhe theksoi se i pëlqen të shikojë Reds.

Luis Diaz, Mohamed Salah dhe Sadio Mane formuan një treshe të jashtëzakonshme sulmuese sezonin e kaluar, duke e udhëhequr skuadrën e Jurgen Klopp drejt suksesit të FA Cup dhe Carabao Cup, dhe për pak e humbi troveun e Premier League dhe Champions League.

“Është e vështirë të zgjedhësh vetëm një ekip, ka shumë”, tha Ronaldinho për JOE.

“Më pëlqejnë shumë lojtarë nga klube të ndryshme”.

“Është e vështirë të zgjedhësh vetëm një. Mendoj se çdo klub ka një lojtar të mrekullueshëm që më pëlqen ta shikoj, por mendoj se lojtarët sulmues të Liverpool-it janë lojtarët që aktualisht më pëlqejnë shumë t’i shikoj”.

Ndërsa Diaz u bashkua përsëri në janar, e ardhmja e Salah dhe Mane mbeten të pasigurta. I pari tregoi se do të qëndrojë i vendosur për sezonin e ardhshëm, me kontratën e tij deri në vitin 2023.

Ndërkohë, Mane është lidhur me një kalim te Bayern Munich dhe ai pritet të largohet nga Merseyside gjatë verës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore