Lajme

Ron DeSantis do të hyjë zyrtarisht në garën presidenciale të SHBA-ve


Guvernatori republikan i Florida-s, Ron DeSantis (44 vjeç) do të hyjë zyrtarisht javën e ardhshme në garën për president të SHBA-ve në vitin 2024.

Kështu raportoi gazeta amerikane “Wall Street Journal”, duke cituar burimet e saj.

DeSantis ka të ngjarë të paraqesë dokumentet për të shpallur kandidaturën e tij më 25 maj që përkon edhe me një takim të donatorëve në Miami.

Një ftesë për ngjarjen e 25 majit tha se donatorët do të viheshin në “punë”, një aludim i dukshëm për mbledhjen e fondeve për DeSantis, sipas një burimi të njohur me ngjarjen.

DeSantis është ndoshta kërcënimi më i fuqishëm ndaj përpjekjeve të Trump për të fituar nominimin republikan për një mandat të tretë në vitin 2024.

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se ai është në pozicionin më të mirë mes republikanëve për një duel me ish-presidentin Trump, i cili tashmë ka shpallur kandidaturën e tij.

Trump ka rritur sulmet e tij politike ndaj guvernatorit të Florida-s javët e fundit dhe ruan një epërsi komanduese në zgjedhjet paraprake republikane të vitit 2024, sipas një sondazhi të fundit të Reuters/Ipsos.

DeSantis studioi në universitetet elitare të Yale dhe Harvard. Përveç kësaj, ai ishte në marinën amerikane dhe mori pjesë në ndërhyrjen ushtarake në Irak.

Pas detyrës aktive, DeSantis punoi si prokuror federal dhe hyri në Kongresin Amerikan për herë të parë në vitin 2012, si Përfaqësues i SHBA-ve për Distriktin e Gjashtë të Florida-s. Ai u bë Guvernator i Florida-s për herë të parë në vitin 2018 dhe u rizgjodh në nëntor të vitit të kaluar.

DeSantis konfirmohet në Florida: Kush është rivali republikan i Trump-it

Kush ka njoftuar se do të kandidojë për president në 2024

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore