Sport

Roberto Martinez: Fitnesi i Hazard-it shumë i kënaqshëm


Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, foli me shumë optimizëm rreth yllit të Real Madrid-it, Eden Hazard.

“Situata me Hazard është që ne kemi qenë shumë afër dhe e dijmë saktësisht se në çfarë pozite është”, u shpreh Martinez.

“Mendoj që gjendja në të cilën gjendet, është më e mira për Hazard pas shumë kohësh. Jemi shumë të lumtur”.

“Mendoj që fitnesi i tij është shumë i kënaqshëm”.

Hazard ka pasur një sezon shumë zhgënjyes te Real Madrid-i dhe ka qenë shumë pak i përfshirë, por Martinez është i lumtur që ai po luan në fund të sezonit.

“Është e rëndësishme që Hazard të përfundojë sezonin mirë me Real Madrid-in”.

“Jemi shumë të lumtur me formën që ka shfaqur që nga rikthimi”, vazhdoi Martinez, “mendoj që ai do ta arrijë më të mirën e tij shumë shpejt”.

“Ai është kapiteni ynë, mënyra se ai luan është shumë e rëndësishme për skuadrën tonë”, mbylli Martinez.

Hazard ishte lojtari i dytë më i mirë në botërorin e fundit në Rusi, Martinez shpreson që ai do të shfaqë të njëjtin nivel edhe në Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore