Jetesë & Stil

Robert Berisha pranon se së shpejti Nora do jetë e ftuar në emisionin e tij


Robert Berisha ka qenë i ftuari i radhës në emisionin e showbizit ‘Pikë’, me moderatore Adela Osmanin.

Teksa fliste për emisionin “Robi plaket kur do vetë” dhe detaje të tjera nga jeta e tij, këngëtari nuk i shpëtoi një pyetjeje për Nora Istrefin.

Ai pranoi se ish-bashkëshortja do jetë gjithmonë shoqja më e ngushtë e tij dhe surpriza më e madhe vjen vitin e ri që është pranë.

“Do e kem të ftuar ën emision Norën”, rrëfeu Roberti teksa zbulonte detajet e reja për vazhdimin e emisionit të tij.

Nora dhe Roberti janë divorcuar prej kohësh, por mbajnë një raport shumë korrekt dhe shembullor me njëri-tjetrin prej Renee-s, vajzës që kanë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore