Kosova

Rizvanolli: Heqja e TVSH-së e paefektshme kur kemi të bëjmë me keqpërdorim të krizës


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në Kuvendin e Kosovës tha se heqja e TVSH-së për produktet themelore nuk mund të ketë efekt në një kohë kur ndodh keqpërdorimi i krizës.

Rizvanolli, tha se një rast i ngjashëm ka ndodhur me çmimin e peletit, i cili sipas saj “është katërfishuar”.

“Çmimi i peletit ka kushtuar 180 euro. Tash kemi katërfishim të çmimit ndërkohë çmimi i prodhimit është nën 200 euro. Heqja e TVSH-së që jeni duke propozuar nuk ka të bëjë me këtë dhe nuk mund të ketë efekt në një kohë kur kemi të bëjmë me një keqpërdorim të krizës”.

Teksa, ka bërë kërkesë tek opozita që të votohet ky ligj sa më shpejt.

“Ajo do të funksiononte në një kohë normale. Ju lutem ta votoni këtë ligj sa më herët që është e mundur ju lutem të mos e vononi më tepër”, ka thënë Rizvanolli.

Ky sqarim i ministrës Rizvanolli, vjen pasi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kujtuar se njëri ndër premtimet elektoral të kryeministrit Kurti ka qenë heqja e TVSH-së.

“Tash kur më shumë se kurrë është e nevojshme heqja e TVSH-së. Pse nuk po i përmbaheni zotimeve tuaja?”, ka pyetur ai, kreun e ekzekutivit.

Bekim Haxhiu, PDK.

Kurse, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore bie ndesh me Kushtetutën.

Ai konsideron se një projektligj i tillë do i dëmtoj bizneset e vogla e do t’i forcojë ato të mëdhatë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

“Efekti i projektligjit do të jetë çrregullim masiv i ofertës si rezultat falimentimit të tregtarëve të vegjël dhe të mesëm dhe fuqizim i atyre të mëdhenjve. Mendoj që ky projektligj duhet të tërhiqet të bije poshtë”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, pozita ka kërkuar që të votohet Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore, por kjo është kundërshtuar nga opozita.

Teksa ishte ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, e cila kishte kërkuar miratimin e ligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore.

Pasi sipas saj, ky projektligj në raste të veçanta zbatohet ndaj operatorëve ekonomikë që tregtojnë produktet themelore.

Pozita kërkon të votohet Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore, opozita e kundërshton

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore