Sport

River Plate shpallet kampion i Argjentinës për herë të 37 në histori


Fitore me poker, 4-0, përballë Racing-ut dhe në fund trofeu. Mbrëmje për të mos u harruar ka qenë ajo e River Plate-t të enjten, që arriti të shpallej kampion i Liga Profesional de Futbol në Argjentinë.

River-i arritit të shpallej kampion, duke pasur një hendek prej 12 pikësh nga vendi i dytë, Defensa y Justicia. Ky është titulli i parë që ata fitojë që nga vitit 2014.

Tekniku i mirënjohur që drejton River-in, Marcelo Gallardo, ish-trajneri i Monaco-s dhe PSG-së në Francë, e ka trofeun e parë të ligës që fiton me klubin. Ai ka fituar më herët tre Kupa të Argjentinës, dy Copa Libertadores dhe një Kupë të Amerikës së Jugut.

Gallardo-s i përfundon kontrata më 31 dhjetor të këtij viti dhe ai pritet të largohet nga klubi. 45-vjeçari do të marrë drejtimin e Kombëtares së Uruguajit, pas largimit të trajnerit legjendar, Oscar Tabarez-it.

River Plate fitoi titullin e 37 në Primera Division dhe të 48-in përsa u përketë titujve të kategorisë së lartë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore