Lajme

Rikthimi i Johnny Depp si pirati Jack Sparrow


Aktori Johnny Depp në rolin e piratit Jack Sparrow

Aktori Johnny Depp do të rikthehet në “Pirates of the Caribbean” (Piratët e Karaibeve), pasi u hoq nga kasti i aktorëve të filmit në 2018.

Depp ishte aktori protagonist, në pesë filma të “Pirates” gjatë 15 viteve të fundit, ndërsa tek i fundit ai do të shkonte për udhëtimin e tij të fundit në anijen e famshme “Black Pearl” në “Dead Men Tell No Tales”, i cili u publikua në 2017.

Aktori, 59 vjeç, thuhet se ka qenë në bisedime me Disney-n për një “marrëveshje prej 300 milionë dollarësh” pasi fitoi përsëri gjyqin e tij për shpifje ndaj ish-bashkëshortes, Amber Heard.

Mediat shkruajnë se Disney është i interesuar të rregullojë marrëdhënien me Depp dhe se, së fundmi, ka kontaktuar me të.

“Ata kontaktuan me aktorin përpara gjyqit të tij për shpifje kundër Amber Heard dhe e pyetën nëse ai do të ishte i interesuar të kthehej për një ose dy filma vijim të ‘Pirates of the Caribbean’”, shkruan The Daily Mail, përcjell Albanian Post.

Sipas një burimi tjetër, Disney Plus po planifikon një projekt të ri për t’u zhvilluar.

“Në bazë të marrëveshjes thuhet se Johnny Depp do të kthehet si Jack Sparrow (emri i personazhit të luajtur nga Depp) në ‘Pirates of the Caribbean 6’ dhe një seri për jetën e hershme të Kapitenit të ‘The Black Pearl'”.

Studioja ka shkruar tashmë një draft për një film për Jack Sparrow-n, kështu që ata kanë shumë shpresë se Johnny do t’i falë ata dhe do të kthehet si personazhi i tij ikonë.

Ylli i Edward Scissorhands i tha më parë jurisë se nuk do të punonte më me Disney-n, pasi e  përjashtuan nga filmi i “Pirates”.

Ekipi i tij ligjor pretendon se Depp humbi një ditë pagese prej 22 milionë dollarësh, pas publikimit të shkrimit nga Heard në Washington Post në 2018, i cili “nuk e identifikonte Depp-in”, por e quajti qartë atë si një abuzues në familje.

Depp tha se ndihej sikur ishte “fajtor, derisa të provohej i pafajshëm” me drejtuesit e Disney-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore