Uncategorized

Rikthehet “La Scala” me operën e parë


Më 23 janar, opera kthehet në skenën e teatrit La Scala, 11 muaj pas izolimit të 23 shkurtit.

Opera vjen online për të gjithë adhuruesit e Mozart-it. Ajo do të transmetohet në faqen e teatrit dhe në Raiplay.

Provat e “Cosi fan tutte”  kanë nisur që në fund të dhjetorit me Giovanni Antonini-n në podium dhe një kast që përfshin Eleonora Buratto-n, Emily d’Angelo-n, Bogdan Volkov-in, Alessio Arduin-in, Federica Guida-n, dhe Pietro Spagnolin-in.

Shfaqja e transmetuar drejtpërdrejtë, në faqen e “Rai Cultura” dhe në faqen e teatrit do të qëndrojë e dukshme në Raiplay raporton media italiane, ANSA./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore