Sport

Rikthehet Kupa e Shqipërisë me ndeshjet e çerekfinaleve


Ditën e mërkurë do të zbresin në fushë katër ekipet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë, për edicionin 2020/21.

Duke filluar nga ora 13:00, në Laç, do të luhet sfida midis vendasve të Laçit dhe Partizanit. Të dy ekipet po kalojnë një formë të mirë në Kategorinë Superiore.

Po në të njëjtin orar, në Tiranë, Dinamo do të presë Skënderbeun. Dinamo momentalisht është duke udhëhequr Kategorinë e Parë, në Grupin A, ndërsa Skënderbeu është në vendin e fundit në Kategorinë Superiore.

Në orën 16:00, në Shkodër, Vllaznia vendase do të presë Korabin. Shkodranët vijnë pas disa ndeshjeve jo të mira në kampionat dhe kërkojnë kthesën pikërisht ndaj Korabit. Dibranët më herët eleminuan Tiranën dhe aktualisht janë në vendin e tretë, në Kategorinë e Parë, në Grupin A.

Ndeshja tjetër e orës 16:00 është ajo midis Teutës dhe Kukësit. Një ndeshje tjetër mes ekipeve të Superiores. Teuta është në formë më të mirë së verilindorët dhe këtë e ka treguar në kampionat ku renditet në vendin e tretë, me dy pikë më pak se Laçi kryesues.

Kukësi po bën një sezon me ulje-ngritje dhe kërkon që të shpëtojë sezonin. Kupa është mundësia më e mirë për verilindorët që të marrin pjesë në kupat e europës sezonin e ardhshëm.

Ndeshjet do të jenë me një takim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore