Përballje

Rikthehet “Champions Leauge” me superduelin Barcelona – PSG


Të martën në ora 21:00 do të filloj faza eliminatore në Ligën e Kampionëve.

Barcelona – Paris Saint Germain dhe RB Leipzig – Liverpool, janë takimet hapëse të fazës eliminuese për këtë sezon.

Barça – PSG, pa dyshim është ndeshja qe do të marr vëmendjen kryesore, për shkak të kualitetit të madh në këto dy skuadra, si dhe rivaliteti i krijuar mes tyre, në këto vitet e fundit.

Përballjet ndërmjet tyre, kanë krijuar gjithmonë spektakël në fushë, mjafton të kujtojmë dy ndeshjet e vitit 2017 pikërisht në këtë fazë të eliminimit direkt.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Camp Nou, kurse ndeshja e kthimit do të luhet më 10 mars në Paris.

Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman, në këtë përballje nuk do të mund të llogarisë në lojtarët si: Philippe Coutinho, Sergi Roberto, Ansu Fati, Ronald Araujo, kurse Gerard Pique dhe Braithëaite do të jenë në dyshim.

Mauricio Pochettino në anën tjetër përveç mungesës së yllit të ekipit Neymar, nuk do të mund të llogarisë as në shërbimet e Angel Di Maria dhe Juan Bernat.

Në total dy ekipet janë përballuar 11 herë në mes vete, ku spanjollët kryesojnë me pesë fitore, kundrejt tri barazimeve dhe tri fitore të francezëve.

Formacionet e mundshme:

Barcelona (4-3-3) Ter Stegen, Mingueza, De Jong, Lenglet, Alba, Pjanic, Busquets, Pedri, Dembele, Messi, Griezmann.

PSG (4-2-3-1): Navas, Kehrer, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa, Paredes, Gueye, Verratti, Kean, Icardi, Mbappe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore