Tregjet

Rifillon udhëtimi dhe tregtia mes Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe


Udhëtimet dhe lidhjet tregtare mes Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe pritet të fillojnë brenda një jave.

Marrëveshja mes vendeve arabe u mbështet nga SHBA-ja.

Rivendosja e lidhjeve diplomatike kërkon kohë dhe palët po punojnë për të rindërtuar besimin mes tyre.

Njoftimi për përfundimin e mosmarrëveshjeve mes vendeve arabe u bë gjatë samitit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) të martën.

Marrëveshja mes shteteve do të përfshijë vendime në lidhje me linjat ajrore, transportin dhe tregtinë.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti vendosën embargon ndaj Katarit në 2017.

Kjo embargo erdhi për shkak të akuzave se Katari mbështet terrorizmin dhe bashkëpunon me Iranin.

Katari ka mohuar akuzat duke deklaruar se bojkoti synon të kufizojë sovranitetin e shtetit.

Kuvajti dhe SHBA-ja kanë ndërmjetësuar në arritjen e marrëveshjes mes palëve.

Qëllimi i ndërmjetësimit ishte që të zvogëlohet ndikimi i Iranit në rajon.

SHBA-ja dhe Arabia Saudite kanë lobuar në shtetet e tjera bojkotuese për të nënshkruar marrëveshjen.

Arabia Saudite pritet të rivendosë lidhjet diplomatike më herët se shtetet e tjera bojkotuese..

Të katër shtetet bojkotuese kanë vendosur 13 kushte për Katarin për të ndaluar bojkotin.

Këto kushte përfshijnë mbylljen e rrjetit mediatik Al Jazeera, mbylljen e një baze ushtarake turke, ndërprerjen e lidhjeve me Vëllazërinë Myslimane dhe reduktimin e lidhjeve me Iranin.

Katari ka vendosur të bashkëpunojë për antiterrorizmin dhe sigurinë transnacionale me shtetet bojkotuese.

Sipas qëndrimeve zyrtare, Katari ka deklaruar se marrëveshja me shtetet arabe nuk do të ndikonte në marrëdhëniet me Iranin dhe Turqinë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore