Përballje

Richarlison pritet të transferohet në Tottenham


Futbollisti brazilian, Richarlison, do të largohet nga skuadra e Everton-it gjatë këtij afati kalimtar veror.

Ai ka kontratë me klubin nga Liverpool-i deri në verën e vitit 2024, megjithatë braziliani e ka ndarë mendjen që t’iu bashkohet ndonjë klubi më të madh.

Në këtë rast, dy skuadrat londineze, Chelsea dhe Tottenham, kanë shfaqur interesim për brazilianin.

Megjithatë, Richarlison e ka ndarë mendjen që t’i bashkohet Tottenham-it. Sipas asaj që shkruajnë gazetat angleze, braziliani ka rënë dakord me kushtet e kontratës dhe vetëm pritet negocimi mes klubeve.

Everton-i për ta lënë të lirë 25 vjeçarin po kërkon të paktën 60 milionë euro dhe Tottenham-i po punon për ta ulur çmimin.

Gjithashtu mediat angleze shkruajnë se Spurs janë duke shqyrtuar edhe për ofrimin e mesfushorit të tyre, Harry Winks dhe një shumë të konsiderueshme të parave.

Megjithatë, thuhet se klubi nga Liverpool-i duan vetëm para, për ta lënë të lirë brazilianin e tyre.

Kujtojmë që Richarlison është pjesë e Everton0it që nga vera e vitit 2018, kur u transferua nga Watford-i për shumën e 40 milionë eurove.

Ai deri më tani ka zhvilluar 152 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Everton-it, prej të cilave ka shënuar 53 gola dhe ka dhuruar 14 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore