Teknologji

Branson/i pari në hapësirë…si turist


Miliarderi Richard Branson u bë personi i parë që hipi ​​në bordin e një anijeje kozmike në një udhëtim provë drejt hapësirës.

Nisja ndodhi në praninë e një grupimi prej më shumë se 500 personash që shikonin avionin me të cilën ishte bashkangjitur raketa e Branson-it teksa u nis për fazën e parë të fluturimit.

Agjencia e lajmeve, CNN, tregon se anija kozmike e zhvilluar nga kompania e tij, Virgin Galactic, gjëmoi të dielën e herët të 11 korrikut mbi qiellin e New Mexico, duke transportuar Branson-in dhe tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit.

Së bashku me punonjësit e Virgin Galactic, Beth Moses, Colin Bennett dhe Sirisha Bandla dhe pilotët Dave Mackay dhe Michael Masucci, Branson-i hipi në SpaceShipTwo, një anije kozmike me krahë me një motor të vetëm që kompania ka kaluar gati dy dekada për ta zhvilluar.

Ajo u ngrit në qiell në 8:30 të mëngjesit dhe u ngjit në rreth 50 metra në ajër.

Pak pas orës 9:15 të mëngjesit, SpaceShipTwo, u shkëput dhe ra menjëherë, përpara se motori i vet të lëshonte ‘zë’ dhe raketa të ngjitej përpjetë.

CNN tregon se në bord, udhëtarët përjetuan një eksperiencë të paharrueshme duke parë qiellin blu të zbehej në errësirën me yje të hapësirës.

Në krye të fluturimit, më shumë se 50 milje të lartë, mjeti hapësinor u pezullua në mungesë graviteti për disa minuta, duke i lejuar pasagjerët të shijonin pamje panoramike të tokës dhe hapësirës teksa SpaceShipTwo rrëshqiste.

Më pas ajo aktivizoi sistemin e saj, i cili kthen krahët e aeroplanit lart për ta kthyer anijen kozmike në të djathtë teksa fluturonte përsëri në atmosferën e tokës dhe rrëshqiste përsëri.

Ky fluturim shënoi vetëm fluturimin e katërt provë të raketës që arriti në skaj të hapësirës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore