Jetesë & Stil

Ribashkohen pas 4 vjetësh, ish-shoqet e ngushta Kylie Jenner dhe Jordyn Woods


Modelet, Kylie Jenner dhe Jordyn Woods, ndoshta po i japin edhe një mundësi tjetër shoqërisë së tyre të prishur vite me parë.

Dyshja, Jenner dhe Woods, janë parë së bashku në një darkë në një restorant të sushit në Los Anxhelos.

Njëkohësisht, kjo shënon herën e parë që ato janë parë së bashku, në 4 vitet e fundit, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.

Modelet ishin veshur me plot stil dhe dukeshin të jenë në disponim të mirë. Madje Woods, i’u ka buzëqeshur kamerave, kur i ka vënë re se po i fotografojnë.

Më pas, ato përsëri janë parë bashkë duke u larguar nga restoranti me të njëjtën veturë.

Jordyn Woods, Kylie Jenner.

Ribashkimi i papritur vjen 4 vite pasi Jenner i dha fund miqësisë me Woods, për shkak se kësaj të fundit, në muajin shkurt të vitit 2019, iu bë publik skandali i puthjes me Tristan Thompson, ish-partnerit të Khloe Kardashian.

Influencuesja e kishte pranuar se lojtari i NBA-së e puthi atë në një festë në shtëpi.

“Ishte një puthje në buzë, por jo puthje në gjuhë. Nuk dihet”, kishte thënë Woods.

“Nuk mendoj se ai gabon as sepse e lejova veten të jem në atë pozicion. Kur përfshihet alkooli, njerëzit bëjnë lëvizje budallaqe”, kishte shtuar ajo.

Pas një grindjeje të keqe publike mes familjes së famshme dhe Woods, Kardashian dha një përditësim se si ata qëndrojnë gjatë pjesës së dytë të ribashkimit special “Keeping Up with the Kardashians”.

“Nuk kam mëri ndaj Jordyn. Unë mendoj se njerëzit bëjnë gabime, njerëzit jetojnë dhe mësojnë”, tha ajo.

“Unë duhet t’i fal këta njerëz për mua, dhe u takon atyre që të falin veten dhe të jenë të përgjegjshëm dhe të mësojnë dhe shpresojmë të mos i përsërisin të njëjtat cikle”, kishte shtuar Khloe.

Kardashian – e cila mirëpriti një djalë të quajtur Tatum me Thompson në vitin 2022 – shpjegoi gjithashtu se ajo nuk ka asnjë problem me Jenner që të riparojë miqësinë e saj me Woods, e cila është në lidhje me yllin e NBA-së Karl-Anthony Towns që nga viti 2020.

Megjithatë, Kylie nuk ishte optimiste për një pajtim me ish shoqen e ngushtë.

“Kur ishim miq, nuk e kishim menduar kurrë se nuk do të ishim miq, ishte diçka brenda natës. Kur ajo i bëri diçka familjes sime, dukej sikur më bëri diçka mua”, kishte thënë Kylie.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore