Lajme

Rezultatet preliminare – Vuçiç i fiton zgjedhjet në Serbi


Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Zgjedhor në Serbi, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka fituar zgjedhjet presidenciale të tre prillit duke marrë 58.9 për qind të votave, raporton Tanjug.

I dyti sipas KQZ-së serbe u radhit kundër kandidati i Vuçiç-it, Zdravko Ponos, me 18.32 për qind të votave.

KQZ shpalli rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare, bazuar në 8007 qendra votimi.

Kryetari i KQZ-së, Vladimir Dimitrijeviç, tha se numri i votuesve të regjistruar në listën zgjedhore ishte 6.268.496, numri i votuesve që kanë dalë në qendrat e votimit është 3.675.064, ndërsa numri i votuesve është 3.668.149.

Partia e Aleksandër Vuçiç – Së bashku mund t’i bëjmë të gjitha”, ka fituar bindshëm edhe zgjedhjet parlamentare, duke marrë 42.97 për qind të votave.

Ndërsa Partia “Të Bashkuar për Fitore” doli e dyta me 13.57 për qind të votave, ndërsa “Ivica Daçiq – Kryeministër” e treta me 11.57 për qind.

“Koalicioni i Shqiptarëve” ka marrë 0.26 për qind të votave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore