Lajme

“Rezistencën e bëri gjyshi me djemtë e ri të familjes”, Jashari e kujton sulmin e dytë ndaj familjes së tij


Në 25 vjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes së tij, Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jasharit, ka bërë homazhe të tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai ka thënë se në mëngjesin e 22 janarit, pushtuesi serb në mënyrë tinëzare ia mësyu edhe një herë familjes së tij, me qëllim të arrestimit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe babait Hamëzes dhe anëtarëve tjerë të familjes.

“Rezistencën e bëri gjyshi me djemtë e ri të familjes, Fitimin 17 vjeçar, Besimin 16, Kushtrimin e Igballin 14 si dhe Blerimin 13 vjeçar”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Bekimi, ka treguar se babai i tij bashkë me gratë, vajzat dhe fëmijët tjerë, pas 45 minuta luftimesh, kishin arritur që të zmbrapsnin pushtuesin serb duke lënë të plagosur shumë polic.

“Duke ndihmuar babushin Hamëzen, mbetën të plagosura motra ime Selvetja e cila ra në betejën e marsit për të mos vdekur kurrë si dhe Iliriana, vajza e mixhës Rifat, e cila fatmirësisht jeton edhe sot, si dëshmitare  e gjithë asaj që ndodhi atë ditë”.

Sipas tij, me të dëgjuar të shtënat, kthehet në shtëpi edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari, i cili në mëngjesin e sulmit nuk kishte qenë në shtëpi.

“Pas këtij sulmi familja vazhdoj jetën duke pritur beteja të radhës, deri në rënien heroike të tyre.Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari, lavdi të gjithë të rënëve për Lirinë që sot po e gëzojmë”.

25 vjet nga sulmi i dytë ndaj familjes Jashari në Prekaz

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore