Përballje

Rekord të ardhurash nga shitja e biletave në ndeshjen Inter – Juventus


Inter – Juventus do të jetë ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Italisë.

Për këtë ndeshje është thyer një rekord të ardhurash, sa i përket ndonjë ndeshje në Kupën e Italisë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, rreth 75 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në “Giuseppe Meazza” për këtë sfidë.

Nga biletat e shitura, thuhet se klubi zikaltër ka arkëtuar rreth 5 milionë euro, që më parë nuk kishte ndodhur ndonjëherë në Kupën e Italisë.

E nëse në tribunë spektakli është i garantuar, tashmë u takon skuadrave në fushë, që të bëjnë më të mirën, për të ofruar një 90-minutësh ashtu siç i ka hije derbit të Italisë.

Kujtojmë që ndeshja e parë në “Allianz Stadium” të Torinos kishte përfunduar me rezultat 1:1, andaj gjithçka është e hapur për sonte.

Ballafaqimi Inter – Juventus do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore