Sport

Real Madrid, tetë milionë euro për ndryshimin e televizionit të klubit


Sipas agjencisë së lajmeve “Europa Press”, Klubi i Real Madrid-it po kërkon nga qeveria spanjolle rreth 8 milionë euro për të shndrruar Real Madrid TV (RMTV) në një platformë video.

Klubi i bardhë synon të përfitojë nga Plani Spanjoll Audiovizual, i cili mbulohet pjesërisht nga fondet e Bashkimit Evropian.

“Europa Press” ka zbuluar nëpërmjet dokumentacioneve në Ministrinë e Çështjeve Ekonomike dhe Transformimit Digjital në Spanjë se Real-i ka shprehur interes për pikën 25 të Planit të Rimëkëmbjes, Transformimit dhe Qëndrueshmërisë.

Synimi i klubit është i qartë, pasi kërkon që ta bëjë RMTV një platformë të aksesueshme jo vetëm në televizor, por edhe në ueb, aparate celulare dhe aplikacione të ndryshme për Smart Tv.

Projekti i klubit është quajtur “Fabrika digjitale e Real Madrid-it”, që do të ketë transmetime të drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përzgjedhje sipas kërkesës.

Pra, Real Madrid-i dëshiron të krijojë dhe konsolidojë prodhimin e materialeve audiovizive që kanë lidhje me klubin, për ta bërë sa më të thjeshtë për tifozët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore