Kampionate

Real Madrid-i vëzhgon talentin e Fulham-it


Gjigandët spanjoll të Real Madrid-it, po vëzhgojnë me interes mesfushorin e talentuar të Fulham-it, Fabio Carvalho-n.

Sipas medias britanike “Daily Mail”, 19-vjeçari i lindur në Portugali dhe i natyralizuar në anglez është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës nga Championship.

Dëshira e Fulham-it është që ta mbajnë gjatë në skuadër yllin e Kombëtares së Anglisë U-18. Ai është një xhol në skuadër pasi, mund të mbulojë disa role në mesfushë dhe në krahët e sulmit.

Shfaqjet e mira të Carvalho-s me Fulham-in në Championship ku në pesë ndeshje ka realizuar tre gola dhe ka dhuruar një asist kanë tërhequr vëmendjen e Real-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore