Përballje

Real Madrid-i triumfon përballë Chelsea-t në Bernabeu, Milan mposht minimalisht Napoli-n


Dueli i parë mes Real Madrid-it dhe Chelsea-t përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:0.

Ndeshja ishte e dominuar nga madrilenët, të cilët kishin mundësi të shumta shënimi.

Goli i parë u shënua në minutën e 22-të, me anë të Karim Benzema, të cilit i erdhi topi pas një goditje të Vinicius Junior.

Edhe Chelsea kishin disa mundësi të mira shënimi, por nuk i shfrytëzuan siç duhet.

Në pjesën e dytë, në minutën e 59-të, Ben Chilwell i Chelsea-t, u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje në Rodrygo-n, i cili dilte i vetëm me portierin.

Më pas, në minutën 74-të, Marco Asensio shënoi për të dyfishuar epërsinë dhe për t’i dhënë fitoren e sigurt në Santiago Bernabeu, Real Madrid-it.

Ndeshja tjejtër mes këtyre dy skuadrave do të luhet më 18 prill në Stamford Bridge.

Në anën tjetër, në ndeshjen mes Milan-it dhe Napoli-t kanë fituar këta të parët, me rezultat minimal 1:0.

Gjithçka ishte e baraspeshuar, ku të dy skuadrat kishin mundësi shënimi.

Goli i vetëm i 45 minutave të para, u shënua pak para përfundimit te pjesës së parë, në minutën e 40-të, Ismael Bennacer shënoi për epërsinë e rossonerëve.

Në pjesën e dytë, Andre Zambo Anguissa u ndëshkua me karton të kuq, dhe la Napoli-n me një lojtar më pak.

Gjë që e bëri të vështirë që mysafirët të përmbysin rezultatin.

Dueli tjetër mes Napoli-t dhe Milan-it do të luhet po ashtu më 18 prill në “Stadio Diego Armando Maradona”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore