Sport

Real Madrid-i heqin dorë nga Mbappe dhe Haaland përgjithmonë


Gazeta spanjolle, Marca, raporton se Real Madrid nuk do të ketë interes në të ardhmen as për Kylian Mbappe dhe Erling Haaland pasi dy sulmuesit refuzuan një lëvizje në Bernabeu këtë verë.

Mbappe, 23 vjeç, pritej të nënshkruante për Los Blancos kur kontrata e tij skadoi në korrik, por francezi bëri një kthesë të vonshme dhe nënshkroi një marrëveshje të re me Paris Saint-Germain.

Haaland, ndërkohë, kishte zgjedhjen e çdo klubi të madh në të gjithë Evropën për shkak të klauzolës prej 60 milionë euro që i mundësoi atij të largohej nga Borussia Dortmund.

22-vjeçari zgjodhi të nënshkruajë për Manchester City-n, dhe momentalisht është në formë për të thyer rekordin për më së shumti gola në sezon në Premier League.

Marca thotë se Mbappe-s nuk do t’i ofrohen më kurrë të njëjtat kushte financiare dhe se lojtari zgjodhi paratë në vend të sfidës sportive.

Edhe pse Haaland ka klauzola të ardhshme për ta lejuar atë të largohet nga City për një tarifë të ulët, Madridi nuk do të rihyjë në garë për ta nënshkruar atë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore