Sport

Real Madrid, dy gjigandët evropian kërkojnë Fede Valverde-n


Mesfushori Federico Valverde, që nga koha e transferimit te Real Madrid-i është konsideruar një nga lojtarët më premtues në futbollin botëror. Urugujani nuk po gjen hapësirat e nevojshme në “Santiago Bernabeu” dhe lamtumira mund të jetë shumë pranë.

23-vjeçari akoma nuk e ka fituar rolin e titullarit fiks në formacionin e Carlo Ancelotti-t. Edhe më herët me Zinedine Zidane-n kishte të njëjtin problem.

Këtë sezon, ai është paraqitur në total në 966 minuta, të shpërndara në 16 ndeshje. Minuta të cilat, të plota janë rreth 11 ndeshje. Sigurisht që disa ndeshje i ka humbur edhe për shkak dëmtimi. Sezonin e kaluar e mbylli me 33 paraqitje dhe 1 mijë e 926 minuta.

Sipas mediave spanjolle, dy klube janë futur në garë për të shfrytëzuar pakënaqësitë e Valverde-s në “Santiago Bernabeu”, PSG-ja dhe Bayern Munich-u.

Mesfushori i Kombëtares së Uruguajit u transferua për shifrën e 5 milionë eurove në 2016 nga Penarol-i. Aktualisht ai vlen rreth 65 milionë euro.

Kontrata e tij me Real-in përfundon në verën e 2027. Rinovimi më i fundit i kontratës së tij ka ardhur në gusht të këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore