Përballje

Real Madrid dhe Milan kanë epërsi minimale në pjesën e parë përballë Chelsea-t e Napoli-t


Dy pjesët e para të ndeshjeve të dy çerekfinaleve të së mërkurës në Ligën e Kampionëve ishin interesante dhe me pak gola.

Pjesa e parë e duelit mes Real Madrid-it dhe Chelsea-t përfundoi me epërsinë minimale të këtyre të parëve me rezultat 1:0.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, edhe pse madrilenët ishin skuadër më e mirë se londinezët.

Goli i vetëm i pjesës së parë u shënua në minutën e 22-të, me anë të Karim Benzema, të cilit i erdhi topi pas një goditje të Vinicius Junior.

Edhe Chelsea kishin disa mundësi të mira shënimi, por nuk i shfrytëzuan sic duhet.

Në anën tjetër, në duelin mes Milan-it dhe Napoli-t epërsinë e kanë po ashtu këta të parët, me rezultat minimal 1:0.

Gjithcka ishte e baraspeshuar, ku të dy skuadrat kishin mundësi shënimi.

Goli i vetëm i 45 minutave të para, u shënua pak para përfundimit te pjesës së parë, në minutën e 40-të, Ismael Bennacer shënoi për epërsinë e rossonerëve.

Ka mbetur edhe një një pjesë për t’u luajtur në dy ndeshjet, dhe rezultati përfundimtar do mirret vesh pas 45 minutash.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore