Shqipëria

Reagon OSBE-ja në Shqipëri për ngjarjen e Elbasanit:


Lidhur me ngjarjen e djeshme në qytetin e Elbasanit, ka reaguar në Twitter edhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Në deklaratën e saj, OSBE-ja bën thirrje që procesi zgjedhor të mos njolloset me gjak dhe dhunë. Sakaq ajo i bën thirrje organeve respektive të policisë dhe institucioneve gjyqësore të Shqipërisë që ta hetojnë dhe ta ndjekin penalisht krimin e djeshëm, të 21 prillit në qytetin e Elbasanit.

Deklaratë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

“Prezenca e OSBE në Shqipëri vërejti me shqetësim incidentin e dhunshëm, që coi në humbjen e jetës në Elbasan. Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës. Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë. Presim që policia dhe institucionet gjyqësore të Shqipërisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar”- thuhet në deklaratën e OSBE.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore