Jetesë & Stil

Reagon Lil Nas X, pas akuzave se po e përdor emrin e Nicki Minaj për të arritur suksese në muzikë


Rep artisti kontrovers, Lil Nas X, ka një porosi për të gjithë fansat e rep artistes tjetër, Nicki Minaj, të cilët njihen me emrin – “Barbz”.

Në projektin e tij të fundit, “Sun Goes Down”, ylli i muzikës së zhanrit rep, Lil Nas X, ka bashkangjitur edhe një frazë teksa ka përshkruar vitet e tij të adoleshencës dhe faktit se ai ishte një fans i flakët i Nicki Minaj.

“Dhe askush nuk e di kur hesht, sepse unë isha në telefon duke dëgjuar Nicki Minaj, vendin e vetëm ku unë përkas”, është një pjesë nga kënga e fundit e rep artistit.

“Barbz” nuk e pritën fare mirë këtë theksim të Nicki Minaj në repturën e publikuar të Lil Nas X, teksa nuk nguruan ta akuzojnë atë se – “dëshiron të marrë vëmendje në krah të reputacionit të Nickit”.

Por, nuk vonoi shumë dhe ylli i hitit “Call me by your name”, publikoi një shkrim në llogarinë e tij të Tëitter ku bëri të ditur se nuk do e përmend më Nicki Minaj në këngët e tij, jo se nuk e do, por se nuk do që dashuria për të të keqkuptohet nga publiku dhe fansat e saj.

“Për Barbz, që mendojnë se po përdor emrin e Nickit për vëmendje. Kënga që lansova mbrëmë u regjistrua vitin e kaluar”.

“Dhe kjo ka të bëjë me jetën time, e cila gjashtë prej atyre viteve i ishte kushtuar Nicki. Nuk është dashuri e rremë. Por unë e kuptoj se si duket kështu që unë nuk do ta përmend më atë”, shkroi ai në Twitter.

Ndryshe, Nicki Minaj është rikthyer në rrjetet sociale pas disa muajsh qëndrim larg syrit të kamerave dhe ka lansuar edhe këngën e saj të re “Beam me up Scotty” që është mirëpritur nga publiku i gjerë i rep artistes e cila numëron 137 milionë ndjekës në Instagram.

Ndërsa historia mas Lil Nas X dhe Nicki Minaj daton që nga koha kur rep artisti filloi të ngritët në karrierë që aludohej të ketë ndodhur prej një llogarie të fansave të Nicki Minaj që numëronte shumë ndjekës.

Edhe aso kohe Nas u akuzua për ndryshim të emrit të llogarisë për përfitime të popullaritetit, teksa kjo dukuri kishte rënë edhe në syrin e Nicki Minaj.

Nicki kishte publikuar një status enkas për Lil Nas X duke shkruar – “Ishte pak thumbuese kur mohove se ishe ‘Barbz’, por unë e kuptoj. Urime për ngritjen e besimit për të thënë të vërtetën tënde”.

Gjithsesi, Nicki Minaj e njohur për pozitivetin e saj, duket ta ketë falur rep artistin, por fansat e saj nuk janë pro këtij vendimi për momentin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore