Lajme

Raundi i tretë i bisedimeve të hënën


Rusia dhe Ukraina do të mbajnë raundin e tretë të bisedimeve mes palëve të hënën.

Lajmin e ka bërë të ditur negociatori ukrainas, David Arakhamiya, nëpërmjet një postimi në Facebook, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Tryeza e dytë e bisedimeve u zhvillua të enjten, ku hapja e korridoreve humanitare u dakordësuar nga të dyja palët. Mirëpo, ato ende nuk janë aktive, ku akuzat janë të ndërsjellta për sabotim të marrëveshjeve.

Në tërësi, të dy tavolinat e bisedimeve nuk kanë prodhuar shumë. Tentativa ndërmjetësimi ka pasur edhe nga Ankaraja zyrtare dhe Izraeli, por pa rezultat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore