Sport

Rasti Milan – Tulouse, RedBird vepron përpara vendimit të UEFA-s


Pronarët e klubeve të Milan-it dhe Toulouse “RedBird” kanë vepruar në përpjekje për të zgjidhur problemin e pronësisë përpara vendimit të UEFA-s në lidhje me regjistrimin në garat evropiane.

“Calcio e Finanza” detajon se si UEFA – përmes dhomës së saj të kontrollit financiar – do të vendosë më 26 qershor nëse do të pranojë të dy klubet e “RedBird”-it në garat e tyre, apo përjashtojë palën franceze për shkak të çështjes së pronësisë.

Skuadrat që ndajnë një pronar nuk lejohen të konkurrojnë në të njëjtat gara ose të afërta në Evropë dhe Milan-i është pjesë e Ligës së Kampionëve, ndërsa Toulouse si fituese e Kupës së Francës u kualifikua në Ligën e Evropës.

Gerry Cardinale dha dorëheqjen nga Toulouse javën e kaluar, por kjo nuk është lëvizja e vetme e “RedBird” për të provuar dhe zgjidhur çështjen, thekson “La Verita”, pasi do të ndërmerren veprime me kompanitë mbajtëse.

Më 23 maj, “RedBird” depozitoi në dhomën holandeze të tregtisë një propozim për të shkëputur “FootballCo”, kompaninë më të lartë në strukturën komanduese të Milanos, duke transferuar asete dhe borxhe prej rreth 850 milionë euro në një kompani tjetër – “Acm FootballCo”.

Toulouse, para kësaj, kontrollohej nga “FootballCo BV”, e cila ishte një hap më poshtë “FootballCo” në zinxhirin komandues. Kjo ndarje tani duhet të verifikohet duke shqyrtuar dokumentet financiare që lidhen me ndarjen.

Do të ketë edhe disa ndryshime në bordin e drejtorëve të Milan-it. Alec Scheiner, Niraj Shah dhe Isaac Halyard, të cilët të gjithë raportojnë në “RedBird”, mund të japin dorëheqjen nga bordi, duke lejuar tre figura të reja t’i zëvendësojnë ata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore