Sport

Rashford pritet të qëndrojë në Manchester


E ardhmja e futbollistit të Manchester United, Marcus Rashford, dukej se po projektohej larg “djajve të kuq”, megjithatë gjërat si duket kanë ndryshuar.

Sipas mediave angleze, Rashford, i cili ishte gati që të largohej në fund të sezonit, ka vendosur t’i japë edhe një shans vetës së tij në “Old Trafford”.

Largimi i trajnerit aktual, Ralf Rangnick në fund të sezonit dhe ardhja e Erik ten Hag duke se kanë ndryshuar edhe vendimin e sulmuesit, i cili nuk dëshiron më të largohet nga skuadra.

Rashford ka edhe një vit kontratë me “djajtë e kuq”, kohë që mund t’i mjaftojë për të bindur trajnerin e ri për t’i rinovuar kontratën që i përfundon në qershor të vitit 2023.

Kujtojmë që 24 vjeçari është aktivizuar në 31 ndeshje në të gjitha garat në këtë sezon, prej të cilave ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore