Lajme

Raportohet se një qytetar i Kosovës është rrahur nga policia serbe në kufirin Kroaci-Serbi


Ilustrim

Një shtetas i Kosovës nga fshati Stubëll i Vitisë raportohet të jetë rrahur brutalisht nga policia serbe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë të dielen.

Plus Televizion, duke u thirrur në burime shkruan se inicialet e këtij personi janë E.R.

Ai po udhëtonte nga Kosova në drejtim të Kroacisë kur u ndalua nga autoritetet serbe.

Tutje, thuhet se personi në fjalë ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës në kufirin në Merdarë dhe më pas është dërguar për trajtim shëndetësor në QKUK.

Lajmi nuk është konfirmuar ende nga Policia e Kosovës.

Albanian Post ka kontaktuar me Policinë e Kosovës por të njëjtët kanë thënë se nuk kanë informacione lidhur me rastin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore