Shqipëria

Ramën e pret Papa Francesco – Shkëmbejnë dhuratat e veçanta


Kryeministri Edi Rama është pritur zyrtarisht nga Papa Francesco gjatë vizitës së tij në Vatikan me rastin e 30-vjetor të rivendosjes së raporteve diplomatike mes dy vendeve.

Rama ka qenë gjithashtu i shoqëruar nga zonja e tij, Linda dhe djali, Zaho.

Në shkëmbimet e para të fjalëve, Rama i ka dhuruar Atit të Shenjtë disa dhurata simbolike, ku përfshiheshin disa ikona, dorëshkrime të At Gjergj Fishtës si edhe një letër e këtij të fundit.

Vetë Papa Francesco, i ka dhuruar kryeministrit medaljen e Vatikanit.

Ndërsa, një bisedë mes të dyve, është zhvilluar, por detaje mbi diskutimet ende nuk janë bërë publike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore