Shqipëria

Rama-Zelenskyt: Nuk keni vetëm Qeverinë, por gjithë popullin shqiptar në krah


Nuk është vetëm një mbështetje që vjen nga Parlamenti, Qeveria, apo institucionet. Është një mbështetje që vjen nga i gjithë populli shqiptar.

Kështu e ka përcaktuar kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjetjen në krah të Ukrainës që prej ditës së parë nga Shqipëria, duke e mbrojtur kauzën e saj në gjithë instancat.

Gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Rama e theksoi se shqiptarët mbajnë të njëjtin qëndrim me Ukrainën në betejën e saj përballë agresionit rus, për integritetin territorial

Kjo gjë, sipas tij, do të vijojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, derisa të ndodhë një paqe që zgjat.

“Shqipëria një anëtare e vogël, por krenare e NATO-s”, vijoi ai në fjalë, duke përcaktuar me vendosmëri se kjo mbështetje do të vijojë deri sa të jetë e nevojshme dhe deri sa të ndodhë një paqe e gjatë.

Por, kjo paqe, në fjalët e Ramës, duhet të jetë e drejtë për popullin ukrainas dhe sovranitetin e saj.

Ai gjithashtu vuri theksin tek palët skeptike brenda vendeve të Bashkimit Evropian, apo aleatëve prëndimorë, të cilët pretendojnë se lufta mund të ndalojë duke i hequr ndihmat Ukrainës.

Jo! Sipas Ramës, mënyra e vetme për ndalimin e luftës nuk është heqja e ndihmave për Ukrainën, por mposhtja e armikut, i cili në këtë rast është Vladimir Putin.

“E kemi dënuar agresionin rus dhe kemi bërë gjithçka kemi mundur për ta ndihmuar ukrainën me të gjitha mjetet”, ravijëzoi kryeministri disa herë, teksa përshkroi se bisedimet në Samit kanë qenë të frytshme dhe ka pasur mbështetje të gjerë për kauzën ukrainase.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore