Shqipëria

Aksident i rëndë pranë Gjirit të Lalzit, humb jetën adoleshenti


Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e së shtunës pranë Gjirit të Lalzit.

Si pasojë e aksidentit, humbi jetën një 16-vjeçar, i identifikuar si shtetasi A.H.

Në bazë të një njoftimi zyrtar të Policisë, rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç,  është përplasur me  automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K,  i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe  ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore