Shqipëria

Dita e lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, Rama vizitë në Muzeun Uffizzi


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten e 6 majit, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Firenzë të Italisë.

Bashkë me kardinalin shqiptar, Ernest Troshani, dhe bashkëshorten e tij, Linda Rama, kanë vizituar muzeun e Uffizzi. Ata u ftuan nga kryebashkiaku i Firenzes, Dario Nardella.

Kjo vizitë erdhi në ditën e lindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot- Skënderbeu, i cili u lind më 6 maj të vitit 1405, në Dibër të Shqipërisë.

Kryeministri, gjithashtu do të marrë pjesë në konferencën e 10-të të “The State of the Union”, me temë “Evropa në një botë që ndryshon”, në Itali.

“I vetmi portret i Skenderbeut është ai në Muzeun e Firenzës”

Portreti i Gjergj Kastriotit, me profil nga e djathta, është i ekspozuar në korridorin monumental të Galleria degli Uffizi, në Firenzë të Italisë. Për shumë vite, “portreti fiorentin” konsiderohej me autor anonim, më pas iu dedikua Kristofano Altissimo.

Më 10 gusht 1960, Fan S. Noli, në kumtesën e mbajtur në seminarin e Federatës Pan-shqiptare “Vatra”, theksoi se “i vetmi portret i Skenderbeut që njohim, është ai që gjendet në Muzeun e Firences në Itali”. Sipas tij, portreti që ndodhet në Galeria Uffizi të Firences, duhet të jetë realizuar para vitit 1466, por autori “zyrtar” i këtij portreti konsiderohet Cristofano Dell’Altissimo (Kristofano Altissimo).

Portreti i Gjergj Kastriotit ndodhet në këtë muze, me etiketën:

Tavola 1.2. Il ritratto di GEORGIUS SCANDER:BEK, Olio su tela; 60 x 45 cm. Numero dell’inventario 16 (C.P.p 215, Nr 249). La cornice in legno di noce, verniciatura d’oro. Galleria Degli Uffizi. Attribuito a Cristofano dell’Altissimo (1525-1605).

Tabllo 1. 2. Portreti i GJERGJ SKENDERBEUT. Vaj mbi telajo. Me përmasa 60 x 45 cm. Numëri i inventarit 16 (C.P.p 215, Numër 249). Korniza me dru arre e gdhendur dhe me ngjyrë e praruar. Galleria e Uffici. Vepër e dedikuar Koristofano dell’Altissimo (1525 – 1605)

Trasferimi i portretit të Gjergj Kastriotit

Portreti i Gjergj Kastriotit fillimisht ndodhej në Palazzo Vecchio, që ishte rezidenca e fisnikëve Medici, më pas e transferuan në Palazzo Pitti. Ndërsa në vitin 1568, Duka i Toskanës Kozimo I Mediçi, urdhëroi ta vendosin në sallën Mappamondo të muzeut Palazzo Vecchio (Pallati i vjetër).

Në vitin 1587, për mungesë hapësire ekspozimi në Villa Mediçi, Granduka i Toskanës, Ferdinandi I Medici, urdhëroi transferimin e portretit në korridoret monumentale të Galleria degli Uffizi, ku ndodhet aktualisht, i ekspozuar dhe i katologuar si vepër e piktorit fiorentin Cristofano di Papi Dell’Altissimo.

Portreti i Gjergj Kastriotit, i ekspozuar nё Muzeun Uffici tё Firenzës, prej shumë shekujsh konsiderohet vepër e piktorit të mesjetës Kristofano Altissimo, sipas disa kritikëve të artit, i realizuar në vitet 1552 – 1556.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore