Kosova

Rama takohet me gastronomet – i gatshëm për përkrahje ndaj tyre


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kryetari i Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Kllokoqi.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama të mërkurën është takuar me kryetarin e Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Kllokoqi.

Këtë e ka bërë të ditur ky i fundit përmes një postimi në Facebook, i cila ka thënë se temë kyçe ka qenë një rregullore e re për Prishtinën.

“Diskutuam për rregulloren e re të Prishtinës, problemet me zhurmat, duhanin, terasat e çdo gjë tjetër”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook.

Ndërkaq, urimet për kryetarin e ri të Prishtinës nuk munguan.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kryetari i Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Kllokoqi.

“Sot takova kryetarin e ri të Prishtinës z. Përparim Rama ku e urova për misionin e ri. Kam shumë besim në punën e tij dhe të ardhmen e vendlindjes sime”.

Rama theksoi se do të mbështet gastronomet në periudhën e pandemisë.

“Kryetari po ashtu shprehu gatishmëri për përkrahjen e gastronomeve për të tejkaluar krizen e pandemisë”.

Ndërkaq, më 15 dhjetor, me moton “Boll ma”, drejtuar institucioneve për masat antiCOVID-19, Shoqata e Gastronomeve të Kosovës si dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kanë protestuar para të objektit të Qeverisë së Kosovës, të mërkurën e 15 dhjetorit.

Ata kanë kërkuar zgjatjen e orarit dhe hapjen e sallave të dasmave, pasi 60 përqind janë të vaksinuar me dy dozat.

Ndërkaq, nëse masat antiCOVID nuk ndryshojnë gastronomet kanë deklaruar se do të detyrohen të thyejnë rregullat e Qeverisë së Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore