Lajme

Me “Boll ma”, gastronomet kundërshtojnë masat anti-COVID


Gastronomet kundërshtojnë masat anti-COVID.

Me moton “Boll ma”, drejtuar institucioneve për masat antiCOVID-19, Shoqata e Gastronomeve të Kosovës si dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kanë protestuar para të objektit të Qeverisë së Kosovës, të mërkurën e 15 dhjetorit.

Sipas kryetarit të Odës dhe Hotelerisë së Kosovës, Hysen Sogojeva, kërkesat e tyre nuk po merren parasysh nga pushtetarët e shohin veç qejfet e tyre.

“Për t’i shmangur protestat ju kemi drejtuar Qeverisë disa herë por kemi hasur në vesh të shurdhër. Sot kërkojmë lirimin e masave të fundit. Pushtetarët po mbajnë darka duke zgjatur orarin e tyre neve nuk na lejohet të punojmë”.

Gastronomet kundërshtojnë masat anti-COVID.

Kërkesë tjetër ka qenë zgjatja e orarit dhe hapja e sallave të dasmave, pasi 60 përqind janë të vaksinuar me dy dozat, ka bërë të ditur Sogojeva.

“Iu bëjë thirrje institucioneve të na lejojnë të punojnë. Kërkojmë të zbatohen këto kërkesa dhe të bëhet zgjatja e orarit në ora 01:00 dhe të lejohet të mbahen dasmat. Prej 17 mijë bizneseve me këto masa nuk kanë me mbet as gjysma e tyre”.

Ndërsa, Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, u shpreh se do të marrin masa rigoroze nëse nuk lirohen masat anti-COVID.

“Ne sot ish dashtë mi prit mërgimtaret. Ne nuk kemi dashtë mi mbyll bizneset tona. Na nuk jem të dhunës po të punës. Qe 3 muaj nuk na kanë kthyer e-mail ministria e Shëndetësisë dhe Financave”.

Kllokoqi paralajmëroi, “kërkojmë lirimin e masave përndryshe shkojmë me masa rigoroze”.

Gastronomet kundërshtojnë masat anti-COVID.

Sipas sekretarit të Gastronomisë, Arian Vranica, qëllimi i kësaj proteste është se “kemi ardhur t’iu themi “Boll ma”, durimit tonë i ka ardhur fundi.“

“Qe 3 muaj jemi të vaksinuar e kjo Qeveri po na mban të izoluar. Na i keni humbur punëtorët. Nuk ka vend për të mbyllur e të njëjtin nuk e zbaton. Qytetarët po marrin pjesë në festivale të tjera. Qytetarët po marrin pjesë në rajon ku janë më të dobët se ne procesin e vaksinimit”.

Teksa Vranica përfundon, “O do i pranoni kërkesat o do të hapemi vet”.

Këngëtari Afrim Muqiqi, thotë se nëse nuk lirohen masat deri në fund të javës do të marrin edhe familjet e tyre e do të dalin në protesta.

“Mos na detyroni të trefishohet ky numër t’i marrim familjet tona. Kërkojmë deri ditën e premte të përfillen kërkesat tona. Boll mo, boll mo”.

Protesta u lajmërua të martën e 14 dhjetorit nga SHGK-së dhe OHTK-së, përmes një njoftimi në facebook, duke theksuar që “durimit tonë i ka ardhur fundi”.

Ndryshe, Shoqata e Gastronomeve kanë mbajtur disa protesta gjatë kohës që po përballemi me pandeminë COVID-19, shkaku i masave kufizuese ndaj këtij sektori.

Protesta e fundit drejtuar Qeverisë dhe kundërshtuar masat ishte me 24 tetor të këtij viti.

“Me vetura nga Rruga B, (Agim Ramadani), e drejtë te objekti i Qeverisë, duke bërë xhiro dhe rënë borisë”, ishin shenjat e revoltës nga biznese që po pësojnë ulje në bizneset e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore