Zgjedhjet në Shqipëri

Rama: Shqipëria, kampione e Ballkanit në turizëm dhe digjitalizim


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte i pranishëm në qytetin e Librazhdit në një takim me të rinjtë, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama nga aty premtoi se do ta bëjë “Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm, energji, digjitalizim dhe agroturizëm”.

Nga Librazhdit, Rama iu kujtoi qytetarëve gjendjen në të cilën ishte qyteti para disa viteve.

“Tym, makina dhe askush që e vizitonte”, tha kryeministri.

Si, çdo herë Rama nuk i ka lënë pas batutat në fushatën e tij elektorale.

Ai deklaroi se ka marrë mesazhe nga miqtë e tij që i thonë “qesh pasi Partia Socialiste do të fitojë”.

“Më thonë qesh o burrë se do fitojmë, por më besoni nuk është e lehtë të qeshësh dhe të jesh i pangarkuar dhe të dukesh i freskët sikur ke fjetur gjumë 10 orë”, vijoi batutën Rama.

Ndër të tjera kryeministri u ndal dhe te qëllimi i qeverisë së tij, për ta bërë “Shqipërinë ëndrrën e të rinjve shqiptarëve”.

Ai shtoi se, të gjitha këto janë në proces dhe jo ëndërr me sy hapur.

Nuk kanë munguar as akuzat për opozitën, ku kryeministri i ka kujtuar Bashës premtimet e bëra para se të vinte në Bashkinë e Tiranës.

“Luli kur kandidoi për kryetar bashkie të Tiranës premtoi tramvajin e Tiranës dhe uljen e çmimit të bukës. Pas hyri në bashki fjeti gjumë për katër vjet”, ironizoi kryeministri.

Nga Librazhdi, Rama foli dhe për qendrën e digjitalizmi në Elbasan ku do të trajnohen qindra të rinj.

Gjatë takimit ai respektoi thirrjen ezanit duke ndaluar fjalimin e tij, ku kryeministri kërkoi pak qetësi, ndërsa në takim mbizotëroi heshtja, derisa përfundoi thirrja e ezanit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore