Shqipëria

Rama: personat që presin shtëpitë e tyre individuale në vjeshtë do të kthehen në shtëpi


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët e Tiranës.

Rindërtimi

“Gara për shtëpi individuale u shty sepse nuk u paraqitën kompani, për shkak se ishte shumë e vështirë për zonën ku ndodhej. Kjo na ka vonuar dhe zgjati procesin. Deri në qershor, shumica do jenë sistemuar, për shtëpitë individuale”.

Kryeministri shtoi se askush nuk do të mbetet pa u rikthyer në shtëpi në shtator. Për ata që nuk kanë mundësi sot, rrijnë në shtëpi me bonus qeraje.

11 mijë e 200 familje në çadër fillimisht. Sot vetëm 633. Janë familje në zona rurale. Bonusin e qirasë e marrin gjithsesi. qëndrimi në çadër është zgjedhje e tyre, për arsyet e tyre. Sidoqoftë, bonusin do e marrin deri kur të hyjnë në shtëpinë e re. Apartamentet do  jenë gati në vitin 2022.

Projekti i Unazës së Re

Rama iu rikthye debatit të projektit të Unazës së Re. Ai tha se u krijua ideja sikur po bëhej grabitja e shekullit.Kryeministri shtoi se bëhej propagandë me çmimin marramendës të një kilometri.

“Duke krijuar idenë që 1 kilometër ishte me një kosto aq të madhe sa bëhej fjalë për një grabitje të shekullit. Bëhet fjalë për një kantier 20 metra nën nivelin e Lanës. Pesë tunele, projekt kaq kompleks inxhinierik, dhe kupton që kilometrat e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit”.

Kreu i qeverisë tha se kostot janë të ndryshme në varësi të terrenit.

Projekti i Unazës së Re
Porti i ri i  Durrësit

Pritet që Porti i ri i Durrësit do të ndikojë drejtpërdrejt në ekonominë kombëtare.

Rama shtoi se me transformimin e portit të Durrësit të ardhurat që do t`i vijnë vendit tonë do të jenë të pallogaritshme.

“Nuk është vetëm efekti i drejtpërdrejtë në vende pune apo turistë, por dhe se sa investitorë do të njihen dhe do të tërhiqen nga vendi ynë”.

Projekti i Portit të ri Durrësit

 

Sistemi i Drejtësisë

Kryeministri Rama reagoi në lidhje për arrestimin e gjykatëses së Gjykatës së Krujës, Enkeleda Hoxha.

“Arrestimi i gjykatëses në Krujë dhe i gjithë rrjetit të saj dhe vendimi i Gjykatës së Strasburgut për të refuzuar kërkesën e një subjekti të goditur nga Vetting-u, duke e konsideruar goditjen nga Vetting-u një goditje legjitime, përbëjnë një moment historik të kalimit në një fazë tjetër në drejtësinë shqiptare” u shpreh kryeministri.

Ndër të tjera Rama tha se duhet treguar shumë durim.

“Ngritja e institucioneve të reja, krijimi i SPAK, vënia në funksion, fillimi i proceseve hetimore, mbledhja e provave, janë proces i vështirë, kërkojnë kohën e vet”.

Sipas kryeministrit arrestimi i mjekut dhe gjykatëses është një lajm shumë i mirë për funksionimin e sistemit, pasi kjo do të rrisë besimin e njerëzve që të denoncojnë.

Universitetet

Pyetjes së një studenti lidhur me krijimin e qendrave kërkimore studentore, për çdo universitet kryeministri iu përgjigj duke thënë se universitetet kanë keqmenaxhuar autonominë dhe përgjegjësitë e tyre. Kreu i qeverisë nënvizoi se do të duhet ende kohë që  kushtet në universitete të jenë më bashkëkohore dhe arsimi të jetë më cilësorë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore