Lajme

Rama: Përmes rrugës “A” do të shkarkohet trafiku në Prishtinë


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është marrë vendim për inicimin e projektit parcial të rrugës “A”, e cila sipas tij do të ndihmojë dukshëm në shkarkimin e trafikut që Prishtina të frymojë më lirshëm.

“Sot, në koordinim me Drejtorinë e Investimeve Kapitale morëm vendim për inicimin e projektit parcial të rrugës “A”, e cila do të ndihmojë dukshëm në shkarkimin e trafikut që Prishtina të frymojë më lirshëm”, ka shkruar Rama në ‘Facebook’.

Ndryshe, më 19 janar,  Rama ka prezantuar një pjesë të ekipit të tij me të cilët do të drejtojë Komunën e Prishtinës.

Fotografia e postuar në “Facebook” nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka bërë të ditur se nënkryetar i kryeqytetit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të jetë ish shefi i shtabit i fushatës së tij zgjedhore, Alban Zogaj.

Shef kabineti do të ketë Vllaznim Osmanin, Drejtor të Urbanizmit, Arbër Sadikin, Drejtoreshë të Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Mimoza Sylejmanin, Drejtor të Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, Krenar Xhaferin, Drejtoreshë të Pronave, Doruntinë Malokun, Drejtor të Kadastrit, Donat Lushakun dhe Drejtoreshë të Mirëqenies Sociale, Adelina Sahitin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore