Shqipëria

Rama në Athinë: Bashkëpunimi rajonal në fokus


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar përmes mediave sociale, që ditën e premte, 8 janar, do të zhvillojë një drekë pune në Athinë. Ai do të takohet me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias.

Sipas Ramës, fokusi i bisedimeve do të jetë koordinimi i mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid-19.  Forcimi i marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian  i vendeve ballkanike do të jenë pjesë e diskutimeve.

Rama, të mërkurën e mëparëshme, kreu një vizitë zyrtare dy ditore në Turqi. Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi marrëveshjet e arritura.

Kryeministrat e të dy vendeve nënshkruan në Ankara krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë.

Të dyja vizitat po zhvillohen në kontekstin e konflikteve lidhur me dekretin e Greqise për zgjerimin me 12 milje në det dhe marrëdhënies së tensionuar greko- turke. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore