Shqipëria

Rama merr çmimin “Rrënjët e Puglia-s”


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është nderuar me çmimin “Rrënjët e Puglia-s”, gjatë vizitës së tij në rajonin jugor të Italisë, në përkujtim të eksodit të madh të shqiptarëve në vitin 1991.

Presidenti i rajonit të Puglia-s, Michele Emiliano, i dhuroi kryeministrit çmimin e veçantë.

“Motivimi, është ai i të mbrojturit jo vetëm vendin tuaj, por edhe vendin tonë, Puglia-n”, shpjegoi Emiliano gjatë dhënies së çmimit. “E mbaj mend kur Rama ka qenë kryetar i Bashkisë Tiranë dhe ndryshoi fytyrën e kryeqytetit shqiptar. E kam ndjekur që atëherë”.

Çmimi është skulpturuar nga një artist italian veçanërisht për Ramën. “Është një çmim i rëndë dhe pak i madh. Por, besoj se i përshtatet staturës tuaj”, tha presidenti i rajonit të Puglia-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore