Shqipëria

Rama: Bujqësia sektori më i rëndësishëm për ne, marrëveshjet lehtësojnë tregtarët


Kryeministri i Shqiërisë, Edi Rama

“Një veprimtari tërësisht pa kufij”.

Kështu e ka quajtur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nënshkrimin e marrëveshjeve të reja bujqësore në kuadër të nismës rajonale “Open Balkan”, të cilat do të hapin kufijtë mes tre vendeve për importin dhe eksportin e mallrave si edhe do të lehtësojnë punën, referuar certifikatave veterinare apo njehsimit të analizave laboratorike të akredituara.

Nënshkrimi i marrëveshjeve

“Bujqësia është sektori më i rëndësishëm për të tre vendet tona”, nënvizoi Rama gjatë fjalës së tij përpara sipërmarrësve të sektorit. “Po bëjmë më të mirën, jo vetëm për të mbështetur rritjen e sektorit, por edhe sofistikimin, duke futu teknologji të reja”.

Kreu i Qeverisë, theksoi faktin se të tre vendet, kanë kërkuar ndihmë të specializuar nga Bashkimi Evropian. Ndaj, asistencë e tillë është ofruar që prej çastit të mbjelljes së një lënde të parë e deri tek proceset e shitjes.

E gjithë kjo, vihet në dispozicion të një modeli të suksesshëm evropian, duke u bërë shembull për modelin ballkanik sipas Ramës.

Edi Rama, Alexandar Vuçiç dhe Zoran Zaev

Ndërsa, mbi marrëveshjet, ai mendon se ato do ta ndryshojnë krejtësisht natyrën e ndërveprimit mes vendeve.

“Ne praktikisht kemi hequr çdo pengesë tashmë”, vijoi ai. “Ato ua kanë bërë jetën më të vështirë më parë, por tani jo më”.

Teksa, thelbësisht, gjithçka sipas kryeministrit, sapo ka filluar. Kjo, pasi hapi më i rëndësishëm, në realitet, është ajo çfarë do të pasojë.

Pra, një treg tërësisht i hapur, i cili do të nxisë deiskutimet mes palëve dhe do të lejojë shkëmbimin e eksperiencave faktike mes tregtarëve. Gjithnjë, duke lënë mundësi për të hyrë në një treg më të gjerë e të lirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore