Shqipëria

Rama: Bujqësia, dija dhe inovacioni, të domosdoshëm


“Bujqësia është një sektor jetik dhe duket në një fazë delikate. Bujqësia, dija dhe inovacioni janë të domosdoshëm”.

Kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paraditen e 28 janarit gjatë aktivitetit ku u prezantua një program Doktoraturë në Bujqësi, Mjedis, Bioteknologji, Agrobiznes dhe Mjekësi Veterinare në bashkëpunim mes Qeverisë Gjermane dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Ky bashkëpunim ndërkombëtar synon kualifikimin e mëtejshëm të studentëve ekselentë dhe profesionistëve të rinj, duke shfrytëzuar ekselencën e Bashkimit Evropian, ku do të përfitojnë 30 studentë shqiptar.

“Sot hapet një proces doktoraturash i një cilësie të garantuar. Iu jepet mundësia 30 individëve që të zhvillojnë një doktoraturë, e cila të ketë vulën e universiteteve më të mira të fushës në Gjermani, apo vende të tjera të BE-së’, tha Kryeministri në fjalën e tij.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Rama në fjalën e tij shprehu shqetësimin se ky universitet vitet e fundit ka pasur shumë pak regjistrime të studentëve të rinj, prandaj ai tha se ky model që po ndiqet duke zgjeruar programet e reja me universitete evropiane, është modeli që duhet të ndiqet në të gjithë sistemin për doktoraturat.

“Nuk duhet të japim doktoratura lokale. Nuk duhet të kemi as universitete lokal”, vijoi Rama në fjalën e tij.

Kreu i qeverisë shtoi se problematike mbeten përsëri disa pjesë që kane të bëjnë me kushtet fizike pavarësisht ndryshimeve që kanë ndodhur, por e rëndësishme dhe më e vështirë për Ramën mbete zhvillimi i mendimit akademik dhe rritja e cilësisë së mësimdhënies.

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf.

“Teknologjia mund të bëjë gjithçka po kompjuterët nuk prodhojnë ushqim, bukë, perime, fruta, mish e kështu me radhë’, tha ndër të tjera ai.

Sipas Ramës nevoja për ekspertët e bujqësisë, zhvillimit rural dhe mbrojtjen natyrore, do të jetë gjithmonë e më e madhe.

Nga ana tjetër kryeministri Rama nuk i kurseu batutat me rektorin UBT-së dhe duke përmendur faktin se ai është i vetmi në sallë me diplomë “Bachelor”, pa asnjë gradë shkencore.

“Një Bachelor i thjeshtë jam unë nga e kaluara ime”, ishte fjala e Ramës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Në përfundim Rama tha se ky Universitet do të ketë një nga kampuset më të mëdha në rajon.

E pranishme ishte edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ajo e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf.

Lajmi në përditësim….

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore