Lajme

Rakiç: “Nuk na u është tekur neve Asociacioni, por është obligim ndërkombëtar”


Ministri i Qeverisë së Kosovës dhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç në takim me Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviç, dhe anëtarë të Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, ka thënë se “Prishtina duhet të implemenetojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel”.

“Veçanërisht duhet të formojë Asociacionin e Komunave Serbe”, ka thënë Rakiç në lajmërimin e Listës Serbe në Facebook.

“Asociacioni”, u ka thënë Rakiç të pranishmëve, “nuk është tekë e Listës Serbe, por obligim ndërkombëtar, përmbushja e së cilës është garantuar edhe nga vetë Bashkimi Evropian”.

“Marrëveshjet nga Brukseli duhet të zbatohen, sepse janë nënshkruar, janë të detyrueshme për të gjithë dhe sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë kushte më të mira jetese dhe të ndërtojmë besimin e ndërsjellë për të cilin sot kemi shumë nevojë. Serbëve, veçanërisht në veri , u kanë hyrë në institucionet e Kosovës. Marrëveshja e Brukselit garanton formimin e Unionit të Komunave Serbe si institucion ombrellë i popullit serb, i cili do të mbrojë të drejtat kolektive dhe individuale të popullit tonë”, tha kryetari i Listës Serbe.

Në takimin e mbajtur në Mitrovicën e Veriut, u tha se “veprimet e njëanshme të anëtarëve të Rosso-s kundër popullit serb ishin të rrezikshme, të papranueshme dhe kundërproduktive dhe se shkaktimi i frikës dhe trazirave në popullatë mund të rrezikojë edhe më shumë situatën e sigurisë”, shkruan mediumi serb me seli në Mitrovicën e Veriut, Kosovo Online

“U theksua se Lista Serbe mbështet dialogun si mënyrë themelore për zgjidhjen e të gjitha problemeve dhe çështjeve të hapura, sepse dialogu është mënyra e vetme dhe vendi ku mund të zgjidhen këto çështje dhe kërkon nga të gjithë, veçanërisht nga Bashkimi Evropian që të bëjë gjithçka. për të vazhduar dialogun, dhe si të zbatohen marrëveshjet e arritura deri më tani”, përfundon njoftimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore